Pamja më komike që e keni parë ndonjëherë, kështu e shpëtoi golin mbrojtësi i Sevillës

  • 04 November 2019 - 14:29
Pamja më komike që e keni parë ndonjëherë, kështu e shpëtoi golin mbrojtësi i Sevillës

Në futboll, çdo ditë ndodhin ngjarje të pazakonta dhe të papara ndonjëherë. Mirëpo, në ndeshjen ndërmjet Sevillës dhe Atletico Madridit fundjavën që shkoi ka ndodhur ngjarja më komike që e keni parë ndonjëherë.

Futbolli di të sjellë çdo ditë ngjarje dhe ndodhi të pazakonta.

Mirëpo, në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndërmjet Sevillës dhe Atletico Madridit ka ndodhur ngjarja më komike që e keni parë ndonjëherë në futboll.

Në fakt, mbrojtësi i Sevillës, Jules Kounde ishte protagonist i një rasti qesharak.

Derisa Atletico po sulmonte në kërkim të golit të fitores, futbollisti francez u gjend në pozitë të palakmueshme, me topin në vijën e portës, pasi paraprakisht tentuan Diego Costa dhe Alvaro Morata.

Dhe, çfarë të bënte me topin, pasi kundërshtarët po i afroheshin?

Ai vendosi ta fuste atë në mes të dy këmbëve dhe ta mbante fort, duke e shpëtuar kështu një gol të sigurt.

Me këtë rast, Kounde ia siguroi një pikë ekipit të tij pasi ndeshja përfundoi baras, 1:1.

Ndër të tjera, Diego Costa e humbi një penallti, e cila po ashtu ia mohoi fitoren ekipit madrilen.

(Kosova Sot Online)