Real Madridi rikthen interesimin për Sanchon

  • 05 November 2019 - 08:55
Real Madridi rikthen interesimin për Sanchon

Real Madridi thuhet se ka ringjallur interesimin për Jadon Sancho dhe do të tentojë transferimin e tij në fund të këtij sezoni.

Los Blancos ka kohë të gjatë që po e ndjekin me shumë kujdes zhvillimin e talentit anglez, andaj në verën e vitit 2020 pritet të tentojnë në transferimin e tij. Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm ta shesin 19-vjeçarin, mirëpo do t’i marrin parasysh vetëm ofertat mbi 100 milionë euro.

Sancho ka shënuar katër gola në 11 paraqitje në këtë sezon, derisa e ka stabilizuar vetën si njëri ndër më të mirët aktualisht në Evropë.Madrilenët janë në dijeni se do ta kenë shumë të vështirë ta transferojë anglezin, pasi në garë për të janë edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Sancho ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, mirëpo u largua në vitin 2017 për të kaluar kështu te skuadra nga Bundesliga. 

(Kosova Sot Online )