Aguero: Rivali kryesor i Man Cityt është Man Unitedi, jo Liverpooli

  • 05 November 2019 - 13:43
Aguero: Rivali kryesor i Man Cityt është Man Unitedi, jo Liverpooli

Sergio Aguero ka insistuar që Manchester City do të mbetet gjithmonë rivali më i madh i Manchester Cityt, përkundër konkurrencës së madhe që e kanë pasur gjatë viteve të fundit me Liverpoolin.

Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, do të udhëtojë në Anfield të dielën për t’u përballur me Liverpoolit në atë që konsiderohet një ndeshje shumë e rëndësishme për titullin e kampionit këtë sezon, pasi që City dëshiron ta ngushtojë epërsinë e Liverpoolit në tre pikë.

Por, përkundër konkurrencës së madhe që e kanë pasur dy klubet – Manchester City dhe Liverpooli – gjatë viteve të fundit, Aguero insiston se Manchester Unitedi do të mbetet gjithmonë rivali më i madh i “Citizens”, pavarësisht se si është radhitja në tabelë.

“Liverpooli ka qenë gjithmonë një kundërshtar i vështirë. Por, kur unë erdha këtu, skuadra kundër të cilës ne luftonim për titullin e kampionit ishte Manchester Unitedi”, tha Aguero, në një intervistë të dhënë për France Football.

“Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit mund të jetë derbi për televizionet. Por, për ne, derbi i vërtetë është ndeshja kundër Manchester Unitedit”.

“Fillimisht, ishte paksa e çuditshme në qytet që Manchester City po garonte kundër Manchester Unitedit. Pastaj erdhi Chelsea”.

“Por, në këto katër sezonet e fundit, Liverpooli është bërë një skuadër shumë e fortë dhe tani po luftojnë me ne për titullin e Premierligës. Ata janë të vetmit në ligë që mund të na lëndojnë”.

“Liverpooli ka qenë duke e ndjekur titullin e kampionit që shumë vjet. Sezonin e kaluar, ata s’e arritën qëllimin, kështu që tani janë shumë të motivuar. Këtë vit, ata janë para nesh dhe ne do të tentojmë të shkojmë deri në fund”.

“Ne e dimë se është shumë e vështirë të fitosh në Anfield, por ne do të tentojmë ta arrijmë këtë sepse ka kaluar një kohë e gjatë që kur kemi fituar atje. Do të jetë një ndeshje kyçe për titullin”. 

(Kosova Sot Online)