PSG-ja i ofron super-kontratë Mbappes

  • 05 November 2019 - 15:18
PSG-ja i ofron super-kontratë Mbappes

Gjiganti parisien po e shikon mundësinë që ta “blindojë” yllin e tij, para se ai të transferohet në Spanjë.

Paris Saint-Germaini mbetet me shpresë që ta bindë Kylian Mbappen të qëndrojë për një kohë të gjatë në kryeqytetin francez.

Kohëve të fundit flitej se sulmuesi francez mund t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme.

Mediumi francez “Le Parisien” raporton megjithatë se kampioni i Ligue 1 është i gatshëm t’ia ofrojë sulmuesit një kontratë të re, përmes së cilës do ta vendoste atë në të njëjtin nivel me yllin brazilian, Neymar.

Mirëpo, Reali është ende i vendosur për ta transferuar 20 vjeçarin dhe për të pritet t’i ofrojë 300 milionë euro verën e ardhshme.

Përfaqësuesi francez ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në dy vitet e fundit.

(Kosova Sot Online)