EURO 2021: Austria U-21 publikon listën për ndeshjen me Kosovën U-21

  • 05 November 2019 - 15:35
EURO 2021: Austria U-21 publikon listën për ndeshjen me Kosovën U-21

Austria U-21 e ka publikuar sot listën e të ftuarve për ndeshjen me Kosovën U-21, e cila do të zhvillohet më 15 nëntor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

Kombëtarja U-21 e Austrisë e ka bërë publike sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Kosovës U-21, e cila do të luhet më 15 nëntor.

Aktualisht, Austria është e dyta në grup, ndërsa Kosova gjendet në pozitën e tretë me tri pikë më pak se Austria.

“Dardanët e rinj” vijnë pas humbjes nga Anglia U-21, por do të kërkojnë rezultat të favorshëm ndaj austriakëve.

Vetëm fituesit e 9 grupeve do të kualifikohen në Evropian, por edhe vendi i dytë më i mirë i fazës së grupeve do të kualifikohen direkt në evenimentin që do të mbahet në Slloveni e Hungari.

Tetë vendet e dyta do të luajnë në mes vete në “Play-Off” për ta kompletuar Kampionatin Evropian U-21.

Kosova do ta kërkojë mrekullinë për t’u kualifikuar për herë të parë në histori të saj në një eveniment të rëndësishëm.

(Kosova Sot Online)