Verona e dënon ashpër liderin e tifozëve të vet për shkak të racizmit

  • 05 November 2019 - 18:30
Verona e dënon ashpër liderin e tifozëve të vet për shkak të racizmit

Hellas Verona edhe zyrtarisht ia ka ndaluar hyrjen në stadium për 11 vjet liderit të tifozëve ultras të klubit, Luca Castellinit, për shkak komenteve raciste ndaj Mario Balotellit.

Në një intervistë tronditëse, në të cilën Castellini synonte ta siguronte Balottelin se thirrjet raciste nuk kishin ndodhur po ishin vetëm në kokën e tij, lideri ultras habiti duke bërë komente raciste ndaj sulmuesit të Brescia.

Ai tha se Balotelli nuk mund të jetë asnjëherë plotësisht italian dhe duke i vënë emra racist.

Klubi i Veronës ka marrë masa tani, edhe pse ende e mohon se në stadiumin e saj ka pasur thirrje raciste ndaj Marios, duke ia ndaluar hyrjen në stadium Castellinit për më shumë se një dekadë, duke qenë se e ka pasur të lehtë ta identifikojë atë përmes intervistës.

“Hellas Verona njofton se ka ndërmarrë masa për t’ia ndaluar Luca Castellinit shkuarjen në ndeshje deri në qershor të vitit 2030”, thuhet në reagimin e Veronës. 

(Kosova Sot Online)