Dortmund e pret Interin në një duel vendimtar mes tyre

  • 05 November 2019 - 20:02
Dortmund e pret Interin në një duel vendimtar mes tyre

Dortmund dhe Inter do të ndeshen në Signal Iduna Park sonte në orën 21:00, në një duel vendimtar për fatin e tyre në Grupin F të Ligës së Kampionëve.

Këto dy klube e ndajnë pozitën e dytë me nga katër pikë, prandaj ndeshja e sotme në Gjermani ka rëndësi të madhe për to.

Interi e fitoi duelin e parë mes tyre në San Siro dhe dëshiron ta përsërisë të njëjtën edhe sonte.

Dortmundi do të jetë përsëri pa Marco Reus, lojtarin kryesor të skuadrës.

(Kosova Sot Online)