Zidane: Mbappe ka thënë që ëndrra e tij është të luajë për Real Madridin

  • 06 November 2019 - 09:10
Zidane: Mbappe ka thënë që ëndrra e tij është të luajë për Real Madridin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se e di se ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dëshiron të bashkohet me ta.

Zidane shpjegoi se dashuria e Mbappe për Real Madridit ka qenë prej kohësh njohuri e publikut. Një gjë të tillë gjatë ditëve të fundit e tha edhe presidenti i Moncoas, Vadim Vasilyev. “Do të jetë vet lojtari që merr vendimin e tij për të ardhmen e tij”, ka thënë fillimisht Zidane kur u pyet për 20-vjeçarin. “Për momentin ai është lojtar i PSG-së. Në të ardhmen, do ta shohim”.

“Ai gjithmonë ka thënë se ëndrra e tij ishte të luante në Real Madrid një ditë”, përfundoi trajneri i Realit.

(Kosova Sot Online )