Java e 14-të në Superligën e Kosovës vjen sot me katër ndeshje, vëmendja tek derbit në Suharekë dhe Prishtinë

  • 06 November 2019 - 09:30
Java e 14-të në Superligën e Kosovës vjen sot me katër ndeshje, vëmendja tek derbit në Suharekë dhe Prishtinë

pko Superliga e Kosovës zhvillon sot (e mërkurë) katër ndeshje të vlefshme për javën e 14-të, ku nuk mungojnë derbit.

Ethet e futbollit kosovar vazhdojnë sot me katër ndeshje, të cilat do të zhvillohet në dy orare të ndryshme. Java e 14-të e Ipko Superligës së Kosovës zhvillohet në mesjavë, ku nga katër ndeshje që zhvillohet sot, tri luhet nga ora 13:00 dhe një nga ora 18:00. Nga ora 13:00 takimi më interesant pritet të jetë ai në mes të liderit Ballkanit dhe Llapit, që zhvillohet në Suharekë.Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica e pret Trepçën ’89 në ndeshjen që dy klubet synojnë t’i ikin sa më shumë zonave të barazhit.

Ndeshja e fundit nga ora 13:00 është ajo në mes të Dritës dhe Dukagjinit, ku gjilanasit synojnë fitore ndaj klinasve.

Në ora 18:00 është paraparë të zhvillohet një tjetër ndeshje derbi, pasi Prishtina e pret kampionin, Feronikelin, në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot Online )