Lajm katastrofal për Xhakën, ja çka po mendon të bëjë Arsenali

  • 06 November 2019 - 12:24
Lajm katastrofal për Xhakën, ja çka po mendon të bëjë Arsenali

Arsenali është duke konsideruar shitjen e mesfushorit Granit Xhaka në afatin dimëror.

Trajneri Unai Emery, ka raportuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, derisa në krye të “Topçinjve” pritet të jetë sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas mediave angleze, kosovari nuk ka të ardhme në klub, pasi Emery nuk ka arritur ta pohojë se Xhaka do të qëndrojë. 

“E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Kemi ndeshje të rëndësishme të shtunën”, deklaroi ai.

Emery ka vendosur që Xhaka të mos luaj kundër VictoriaGuimaraes, klub më të cilin do të luajnë sot.

(Kosova Sot Online)