Sarri, trajneri më i mirë italian në Evropë

  • 06 November 2019 - 12:51
Sarri, trajneri më i mirë italian në Evropë

Maurizio Sarri e mban rekordin për trajnerin më të mirë italian në Evropë, për shkak të ecurisë prej 19 ndeshjeve pa pësuar disfatë në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Sezonin e kaluar, ish-trajneri i Napolit e tani në Juventus, Maurizio Sarri, e drejtoi Chelsean drejt lavdisë në Ligën e Evropës, duke e mposhtur Arsenalin 4:1 në finale. Ai e ka vazhduar ecurinë e mirë edhe me bardhezinjtë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Që kur turneu u riformua në vitin 1992 dhe u bë Liga e Kampionëve që e njohim sot, asnjë trajner italian s’ka arritur ecuri më të mirë pa humbje sesa rekordi që e mban aktualisht Sarri.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është trajneri në krye të kësaj liste me 25 ndeshje radhazi pa disfatë në Ligën e Kampionëve, mes vitit 2007 dhe 2009, por asnjë trajner italian s’radhitet më mirë sesa Sarri.

Sarri është vetëm një ndeshje larg për ta barazuar rekordin e Louis Van Gaalit prej 20 ndeshjeve, që e kishte arritur me Ajaxin në vitet 1993 dhe 1995, ndërsa katër ndeshje larg rekord të Sven-Goran Eriksson, i cili i kaloi 23 ndeshje pa disfatë me Goteborgin dhe Benfican.

Sonte, 60-vjeçari do ta bëjë një tjetër hap drejt këtij rekordi të madh, pasi që Juventusi do të përballet me Lokomotiv Moscowin në Rusi.

(Kosova Sot Online)