Reali e PSG-ja, favoritë në Grupin A të Championsit

  • 06 November 2019 - 14:37
Reali e PSG-ja, favoritë në Grupin A të Championsit

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt në Grupet A, B, C e D në Ligën e Kampionëve

Pas dueleve interesante të luajtura mbrëmë, Liga e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt të grupeve A, B, C e D, të cilat do të luhen sonte.

Në Grupin A, Paris Saint-Germaini me një fitore eventuale ndaj Club Brugge do ta siguronte kualifikimin në fazën tjetër.

Në tri pikë në shtëpi llogarit edhe Real Madridi ndaj Galatasarayt, për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit.

Në Grupin B, Bayern Munichu pritet ta sigurojë sonte kalimin në rrethin tjetër me një fitore ndaj ekipit të pafuqishëm, Olympiakos.

Kurse, Tottenhami sfidohet në Beograd nga Crvena Zvezda.

Me një fitore eventuale, nënkampioni evropian do të shkëputej në pozitën e dytë.

Edhe në Grupin C sonte mund ta kemi një skuadër që ecën tutje.

Manchester City e viziton Atalantan dhe nëse fiton kampioni anglez, do ta sigurojë kualifikimin.

E dueli ndërmjet Dinamo Zagrebit e Shakhtar Donetskut pritet të jetë mjaft interesant pasi këto dy skuadra po luftojnë për pozitën e dytë, e cila po ashtu çon tutje.

Në Grupin D, liderët Atletico Madrid e Juventus llogarisin në fitore për ta siguruar kualifikimin.

“Los Colchoneros” do ta vizitojnë Bayer Leverkusenin e pafuqishëm në Gjermani.

Kurse, kampionët italianë do t’i presë Lokomotiva në Moskë.

(Kosova Sot Online)