Wenger, favorit për trajner të Bayernit

  • 06 November 2019 - 14:40
Wenger, favorit për trajner të Bayernit

Trajneri francez mund ta pasojë Niko Kovacin e shkarkuar në krye të klubit gjerman

Bayern Munichu është në kërkim të trajnerit të ri pasi e shkarkoi së fundmi Niko Kovacin.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se Arsene Wenger sot por sot është favorit për ta zëvendësuar trajnerin kroat.

Gjithashtu, në opsion të gjigantit bavarez është edhe Jose Mourinho, por edhe Massimiliano Allegri.

Ndërkohë, Ralf Rangnick, ish-trajner i Leipzigut ka thënë se nuk është i interesuar për t’u emëruar trajner i kampionit gjerman.

Mediat gjermane e kanë futur në listë edhe trajnerin aktual të Ajaxit, Erik ten Hag.

Sidoqoftë, drejtuesit e Bayernit kanë thënë se trajnerin e ri do ta emërojnë brenda tri javësh.

(Kosova Sot Online)