Kosovë – Angli, FFK-ja konfirmon kur do të fillojë shitja e biletave dhe çmimet e tyre

  • 06 November 2019 - 14:58
Kosovë – Angli, FFK-ja konfirmon kur do të fillojë shitja e biletave dhe çmimet e tyre

Pasi dje u raportua se shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë do të fillojë më 12 nëntor, këtë lajm tani e ka konfirmuar edhe vetë Federata e Futbollit e Kosovës.

Kosova do ta presë Anglisë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, ku Kosova mund ta arrijë kualifikim për herë të parë në histori në EURO.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se biletat do të fillojnë të shiten më 12 nëntor në orën 16:00, përderisa i ka zbuluar edhe çmimet e biletave.

Njoftimi i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.
Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 euro dhe 20 euro
VIP 80 euro

(Kosova Sot Online)