Milan: Largohet Kessie, vijnë Rakitic dhe De Paul

  • 06 November 2019 - 16:44
Milan: Largohet Kessie, vijnë Rakitic dhe De Paul

Milani do ta largojë mesfushorin Franck Kessie në janar, pasi synon t’i sjellë dy lojtarë të tjerë në këtë pozitë, Ivan Rakiticin e Barcelonës dhe Rodrigo De Paulin e Udineses.

Fillimi i dobët i sezonit të ri ka nxitur thashetheme se Milani do të bëjë ndryshme të mëdha në skuadër gjatë afatit kalimtar dimëror.

Kuqezinjtë pritet ta shesin Kessien te klubi i Premierligës angleze, Wolverhampton Wanderers, i cili e ka ripërtërirë interesimin për mesfushorin.

Për 22-vjeçarin gjiganti italian i kërkon 25 milionë euro.

Rakitic dhe De Paul janë synimi i Milanit për përmirësimin e mesfushës, sipas mediave italiane.

Mesfushori kroat nuk po ka hapësirë në skuadrën e Barcelonës pas ardhjes së Frenkie de Jong dhe mund të largohet si rrjedhojë.

Ndërkohë, argjentinasi De Paul mund të kalojë në Milan, po ashtu, edhe pse sapo ka nënshkruar kontratë të re me Udinesen. 

(Kosova Sot Online)