Strakosha merr lëvdata të mëdha në Itali

  • 06 November 2019 - 17:32
Strakosha merr lëvdata të mëdha në Itali

Thomas Strakosha prej kohësh i ka bindur të gjithë. Porta e Lazios është në duar të sigurta dhe një gjë e tillë shpesh vlerësohet maksimalisht nga media të ndryshme në Itali. Kjo permformancë e shqiptarit ka bërë që të fitojë rolin e titullarit të padiskutueshëm te Lazio, por edhe në Kombëtare. Gjatë merkatos verore emri i tij u lakua shpesh si objektiv i klubeve më të madha.

Portali Il Messaggero.it së fundmi i ka kushtuar një shkrim “gardianit” kuqezi. Strakosha cilësohet si i pazëvendësueshëm te bardhekaltrit dhe shpesh shpëtimtari i skuadrës falë pritjeve të tij. Më tej ky portal e kosinderon Strakoshën si njeriun që nuk humb asnjë minutë dhe statistikat flasin të gjitha në favor të 24-vjeçarit.

3.5 pritje vendimtare për çdo ndeshje, deri më tani ky konsiderohet si bilanci më i mirë për Strakoshën që prej momentit kur ai ka fituar rolin e titullarit. I vetmi problem që evidentohet te Strakosha, sipas këtij portali, mbetet fakti që “gardiani” kuqezi duhet të përmirësohet në lojën me këmbë.

Lazio ka në radhët e saj një portier cilësor, por që ndoshta në një të ardhme jo dhe aq të largët mund t’i sigurojë klubit të ardhura të majme, nëse vendos ta shesë.


(Kosova Sot Online)