Bayern Munich e pret Olympiacosin në ndeshjen e parë pas shkarkimit të Kovacit

  • 06 November 2019 - 18:01
Bayern Munich e pret Olympiacosin në ndeshjen e parë pas shkarkimit të Kovacit

Bayern Munich është nikoqir i Olympiacosit sonte në Munih, në ndeshjen e parë pas shkarkimit të trajnerit Niko Kovac.

Bayerni, që do të udhëhiqet nga Hansi Flick – i cili ishte numri dy i Kovacit – derisa klubi ta emërojë trajnerin e ri, synon fitoren e katërt në po kaq ndeshje sonte në orën 18:55 në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti gjerman është lider i grupit me pikë maksimale, 9, duke e lënë prapa Tottenhamin që ka vetëm 4 pikë.

Grekët e Olympiacosit, ndërkohë, ende janë në kërkim të fitores së parë në grup dhe kanë vetëm një pikë nga tri ndeshje.

(Kosova Sot Online)