Juventusi me dyshen Ronaldo-Higuain në sulm kundër Lokomotiv Moscow

  • 06 November 2019 - 18:05
Juventusi me dyshen Ronaldo-Higuain në sulm kundër Lokomotiv Moscow

Juventusi synon ta ruajë pozitën e parë në Grupin D në Ligën e Kampionëve, me një fitore eventuale kundër Lokomotiv Moscow në Rusi.

Lokomotiva është nikoqire e kampionit italian në RZD Arena në Moskë, në një ndeshje vendimtare për rusët nëse duan të mbesin në garë për kualifikim në fazën e eliminimit direkt.

Maurizio Sarri ka vendosur të luajë me dyshen Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain në sulm, me Aaron Ramsey pas tyre.

Juve është lidere e grupit me pikë të barabarta me Atletico Madridin, megjithatë.

Lokomotiva, ndërkohë, ngel katër pikë prapa tyre dhe një humbje eventuale sonte do t’ia shuante shpresat për kalimin e grupit.


(Kosova Sot Online)