Costa me një gol të vonshëm kundër Lokomotivës ia siguron Juventusit kualifikimin

  • 06 November 2019 - 21:14
Costa me një gol të vonshëm kundër Lokomotivës ia siguron Juventusit kualifikimin

Douglas Costa me një gol tejet të vonshëm por magjik i ka ndihmuar Juventusit ta mposhtë 2:1 Lokomotiv Moscow në udhëtim, dhe njëkohësisht ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Një moment magjik i anësorit brazilian në minutën e 93-të i dhuroi Juves fitoren dhe kualifikimin nga Grupi i D të mërkurën në Rusi.

Juventusi tani grumbullon 10 pikë në pozitën e parë në grup, duke i lënë prapa Atletico Madridin me 7 sosh por një lojë më pak të zhvilluar dhe Lokomotivën me 3.

10 pikë i mjaftojnë kampionit italian ta kalojë grupin pas katër xhirosh.

(Kosova Sot Online)