Kolasinac i lufton plaçkitësit edhe pse nën kërcënimin e thikës

  • 06 November 2019 - 22:13
Kolasinac i lufton plaçkitësit edhe pse nën kërcënimin e thikës

Janë publikuar pamje të reja të jashtëzakonshme nga tentim plaçkitja e yjeve të Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, duke zbuluar sesa me trimëri i kishte luftuar dy sulmuesit mbrojtësi boshnjak.

Kolasinac shihet në video duke qëndruar sypatrembur edhe pse i afrohen dy sulmuesit me motor, njëri duke e mbajtur në dorë një thikë dhe duke e kërcënuar me të.

Sulmuesit, të veshur në të zeza dhe me helmeta, ndiqen nga futbollisti boshnjak në incidentin që ndodhi më 25 korrik në veriperëndim të Londrës.

Pamjet e reja të publikuara nga Policia Metropolitane e shfaqin Kolasinacin duke iu përgjigjur me grushte sulmuesve dhe duke i larguar ata nga makina e Ozilit, edhe pse po kërcënohej me thikë.

Dy sulmuesit, Jordan Northover dhe Ashley Smith janë deklaruar të fajshëm para gjykatës për tentim-plaçkitjen ndaj dy yjeve të Arsenalit. 


(Kosova Sot Online)