Zidane: Benzema është njësoj si Ronaldo në historinë e Real Madridit

  • 07 nëntor 2019 - 09:49
Zidane: Benzema është njësoj si Ronaldo në historinë e Real Madridit

Zinedine Zidane beson se Karim Benzema renditet në nivelin e njëjtë me Cristiano Ronaldon në historinë e Real Madridit.

Sulmuesi francez shënoi dy herë në fitoren 6-0 të Los Blancos ndaj Galatasarayt të mërkurën, për të arritur shifrën e 50 golave me Realin në Ligën e Kampionëve. “Numrat e tij flasin vetë. Ata që pëlqejnë futbollin e dinë që ai është një lojtar me cilësi”, ka thënë fillimisht Zidane për Benzeman. “Ai është i rëndësishëm për ekipin, për sulmin … ai e bën atë shumë mirë”.

“E vetmja gjë që ka ndryshuar që kur Ronaldo na la për Juventusin është që Karim është më i pjekur. Ai është baba dhe mirë … shumë gjëra kanë ndodhur kohëve të fundit, të cilat reflektohen në fushë”.“Jam shumë i lumtur për Karimin .Është e vërtetë që ai ka kapërcyer një legjendë të këtij klubi si Alfredo di Stefano duke shënuar golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve”.“Ai tani është si Cristiano Ronaldo në historinë e këtij klubi”.

“Ai është duke bërë diçka të mahnitshme dhe ne thjesht duhet ta shijojmë dhe ta shfrytëzojmë sa më shumë”, përfundoi francezi.

(Kosova Sot Online )