Trajneri i Dinamos shpërthen në akuza ndaj VAR-it: Është m*t!

  • 07 November 2019 - 09:55
Trajneri i Dinamos shpërthen në akuza ndaj VAR-it: Është m*t!

Dinamo Zagreb barazoi 3-3 me Shakhtar Donetsk një natë më parë, në sfidën më të çmendur të javës së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kroatët po udhëhiqnin me shifrat 3-1 deri në minutën e 93-të, kur Moraes shkurtoi diferencën ndërsa në minutën e 98-të ndodhi e paimagjinueshmja, pasi Tete barazoi nga pika e bardhë, duke tronditur Dinamon.

Pikërisht goli i barazimit, i shënuar nga 11-metërshi, u kontestua shumë, pasi u akordua me VAR. Lidhur me këtë episod, trajneri i Dinamos, Nenad Bjelica shpërtheu në ofendime ndaj sistemit VAR.

“VAR-i është një m**! Hiqeni, është diçka që ta shpif dhe zhduk emocionet e lojës. E kthen çdo gjë në cirk dhe nuk ndihmon për asgjë”, përfundoi Bjelica.

(Kosova Sot Online)