Ronaldo zemërohet me Ramsey, i cili ia vodhi golin në Champions

  • 07 November 2019 - 11:27
Ronaldo zemërohet me Ramsey, i cili ia vodhi golin në Champions

Juventusi kaloi në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve dy xhiro para se të përfundoi faza grupore, falë një supergol nga Douglas Costa, por siç ndodh shpesh, vëmendje mori paraqitja e Cristiano Ronaldos.

Juve e mundi 2:1 Lokomotiv Moscoë në Grupin D falë momentit magjik individual të Costas në kohën shtesë, i cili ishte futur në lojë në minutën e 70-të në vend të Sami Khediras.

U duk sikur Ronaldo e kaloi Juventusin në epërsi në fillim të takimit pasi goditja e tij nga gjuajta e lirë i rrëshqiti nga duart portierit të Lokomotivës dhe kur topi po e kalonte vijën e portës ngadalë, Aaron Ramsey u siguruar që ai të përfundoi në rrjetë duke i dhënë një të shtyrë.

Sikur Ramsey mos ta prekte topin dhe goli t’i pranohej Ronaldos, atëherë portugezi do ta thyente një rekord në Ligën e Kampionëve, duke iu shënuar 34 klubeve të ndryshme.

Ronaldo s’u duk bash i lumtur me mesfushorin uellsian, të cilit i dha një shikim të vrazhdë para se të festonte më të.   

Në minutën e 81-të, trajneri Maurizio Sarri e nxori Ronaldon nga loja për t’i lënë vend Paulo Dybalas.

U duk sikur as kjo s’i pëlqeu 34-vjeçarit, por Sarri tha pas ndeshjes së e bëri një gjë të tillë për shkak të gjendjes fizike të portugezit dhe për ta parandaluar ndonjë lëndim të mundshëm.

E gjithë kjo bëri që vëmendja të shkoi më shumë te Ronaldo pas ndeshjes sesa të Costa dhe ndihma që ai dha në kualifikimin e Juves në rundin e eliminimit direkt.

(Kosova Sot Online)