Zbulohet trajneri i ri i Barcelonës, thuhet se do të emërohet në dhjetor

  • 07 November 2019 - 12:13
Zbulohet trajneri i ri i Barcelonës, thuhet se do të emërohet në dhjetor

Marcelo Gallardo do të emërohet trajner i Barcelonës në muajin e ardhshëm, sipas analistit të sportit, Claudio Borghi.

Presioni ndaj trajnerit aktual të Barcelonës, Ernesto Valverdes, është duke u shtuar vazhdimisht pas paraqitjeve të dobët të skuadrës së tij në këtë fillim sezon, prandaj shkarkimi i tij mund të ndodhë shumë shpejt.

Borghi, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986 dhe tani analist televiziv, ka thënë se Gallardo, trajner aktual i River Plate, do të emërohet në postin e trajnerit të klubit katalonas në dhjetor.

“Gallardo do të jetë trajner i Barcelonës në dhjetor. Ai është ndër trajnerët më të mirë në botë”, tha Borghi.

“Presidenti i River Plate Rodolfo D’Onofrio tha se ai mund të largohet nga klubi vetëm nëse jep dorëheqje nga posti, por unë e di nga një burim i sigurt se ai do të kalojë te Barça”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)