Guardiola nuk e përjashton Serinë A

  • 07 November 2019 - 12:49
Guardiola nuk e përjashton Serinë A

Pep mund ta provojë në të ardhmen një eksperiencë në Itali, pas atyre në Spanjë, Gjermani e Angli.

Pep Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen ta drejtojë ndonjë ekip në Serie A.

Trajneri spanjoll ka punuar deri tash në La Liga, Bundesliga e Premierligë, prandaj kampionati italian mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

I pyetur nëse do ta drejtonte ndonjë klub italian në të ardhmen, trajneri i suksesshëm nuk ka thënë jo.

Gjatë verës që shkoi spekulohej se Guardiola do ta merrte në dorë ekipin e Juventusit, por ai preferoi të qëndronte në Manchester City.

Ish-futbollisti i njohur spanjoll ka kontratë me klubin nga “Etihad Stadium” deri në vitin 2021, por shpesh spekulohet se ai e do një sfidë të re.

48 vjeçari nuk i ka kaluar kurrë më shumë se katër sezone në një klub gjatë karrierës së tij si trajner.

Ai ka fituar trofe të shumtë gjatë eksperiencave në Barcelonë, Bayern Munich dhe Manchester City. 

(Kosova Sot Online)