Ferizaj e mposht Flamurtarin në duelin e mbijetesës

  • 07 November 2019 - 15:15
Ferizaj e mposht Flamurtarin në duelin e mbijetesës

Ferizaj e ka mposhtur 1:0 Flamurtarin në një duel të drejtpërdrejt të dy skuadrave që pritet të luftojnë për mbijetesë këtë sezon në Ipko Superligë, falë golit të Adonis Shalës.

Shala shënoi në minutën e 27-të atë që ishte goli i pikëve të para për Ferizajn të enjten në Ferizaj, pas plot katër humbjeve radhazi.

Ferizaj vinte nga katër humbje në katër ndeshjet e fundit në ligën elitare kosovare dhe triumfit ndaj vizitorëve nga Prishtina ishte i domosdoshëm për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Klubi kaltërebardh tani grumbull 12 pikë në pozitën e 10-të, aq sa ka edhe Flamurtari në pozitën e nëntë.

Të dy këto skuadra ngelin pesë pikë prapa pozitës së 8-të, të fundit që siguron mbijetesën në Superligë, e cila mbahet nga Trepça ’89 momentalisht.  

(Kosova Sot Online)