Juventusi nuk heq dorë nga James Rodriguez

  • 08 November 2019 - 08:34
Juventusi nuk heq dorë nga James Rodriguez

James Rodriguez vazhdon ta ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij në Real Madrid.

Mesfushori kolumbian me tu rikthyer nga huazimi ka zhvilluar nëntë ndeshje këtë edicion për Los Blancos ku ka treguar lojëra shumë të mira. Tekniku francez Zinedine Zidane tani ka raporte të mira me lojtarin, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi vazhdon të insistojë në transferimin e Iscos gjatë afatit kalimtar të janarit. Zonja e Vjetër është duke kërkuar Jamesin pasi kanë nevojë për një futbollist që luan prapa sulmuesve.

Sky Sports ka raportuar se Juventusi në janar do të dalë me një ofertë zyrtare prej 45 milionë euro në drejtim të Real Madridit.

28-vjeçari James Rodriguez ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2021, por që ende nuk e ka rinovuar atë.

(Kosova Sot Online )