Lodeiro: Suarez dëshiron kalimin në MLS, herët a vonë do të vijë

  • 08 November 2019 - 08:38
Lodeiro: Suarez dëshiron kalimin në MLS, herët a vonë do të vijë

Sulmuesi i Seattle Sounders, Nico Lodeiro ka pohuar se ylli i Barcelonës, Luis Suarez dëshiron të luajë në Mayor League Soccer dhe një kalim në MLS është “vetëm çështje kohe”.

Lodeiro dhe Suarez janë miq të mirë pasi luajnë së bashku për Uruguain dhe kanë raporte të shkëlqyera. Ndërsa, Lodeiro është duke gjetur mirë veten në kampionatin amerikan, ai ka befasua së fundmi duke thënë se Suarez do të luajë herët a vonë në MLS.  Sipas yllit të Sounders, sulmuesi i Barça ka treguar gjithmonë një interes për këtë kampionat dhe i pëlqen ajo që ka parë.

“Mendoj se ju duhet të bindni Barcelonën. Suarez dëshiron të vijë në MLS. Ai më pyet gjithmonë për ligën”, ka thënë fillimisht Lodeiro thënë Lodeiro MLSsoccer.com.“Ëndrra e tij ishte të luante për Barcelonën. Ai po luan në një nivel të shkëlqyeshëm dhe ai ndjehet rehat atje.

“Herët a vonë ai do të vijë në MLS. Shpresojmë! I pëlqen liga. Ai gjithmonë më pyet gjëra rreth MLS. Shpresojmë se ai mund të luajë edhe për Seattle Sounders. Mund të jetë një detyrë më e vështirë”.“Unë mendoj se është vetëm çështje kohe përpara se ai të vije këtu”, përfundoi uruguaiani.

Suarez, tani 32 vjeç, ka kontratë në Camp Nou deri në verën e vitit 2021 dhe tani është në sezonin e tij të gjashtë në Barcelona që nga ardhja prej Liverpoolit në 2014. 

(Kosova Sot Online )