Greenwood në histori të Unitedit, thyen rekordin e Rooneyt në garat evropiane

  • 08 November 2019 - 09:34
Greenwood në histori të Unitedit, thyen rekordin e Rooneyt në garat evropiane

Talenti i madh, Mason Greenwood ka arritur një rekord të madh me fanellën e Manchester Unitedit.

Unitedi ka marr një fitore të rehatshme 3-0 ndaj Partizanit në Ligën e Evropës të enjten me Greenwood që ka vendosur një rekord të ri të klubit në këtë garë. 18-vjeçari shënoi golin e parë në Old Trafford në minutën e 21-të përpara se të asistojë për Anthony Martialin tek goli i dytë në minutën e 33-të. Me një gol të shënuar dhe një asistim, Greenwood u bë lojtari më i ri i klubit anglez që ka shënuar dhe asistuar në një lojë evropiane.

Duke vepruar kështu në moshën 18 vjeç dhe 37 ditë, anglezi theu një rekord të mbajtur më parë nga Wayne Rooney, i cili bëri të njëjtën gjë si një 18-vjeçar në shtator të vitit 2004 kundër Fenerbache. Greenwood tani ka shënuar dy herë në Ligën e Evropës pasi gjeti golin kundër Astanas në shtator.

Legjenda Paul Scholes e ka mbështetur adoleshentin duke thënë që ka potencial të bëhet më i mirë përballë golit se Rashford.

(Kosova Sot Online )