Shoku i Suarezit thotë se ylli i Barçës e dëshiron transferimin në SHBA

  • 08 November 2019 - 09:55
Shoku i Suarezit thotë se ylli i Barçës e dëshiron transferimin në SHBA

Sulmuesi i Seattle Sounders, Nico Lodeiro, ka pretenduar se ylli dhe qendërsulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, dëshiron të luajë në MLS, nivelin e parë të futbollit në SHBA, dhe se ky transferim do të ndodhë herët apo vonë.

Nico Lodeiro dhe Luis Suarez janë shokë të mirë, pasi që ata kanë luajtur bashkë me Kombëtaren e Uruguait. Lodeiro do të garojë në finalen e Kupës së MLS të dielën, kundër Torontos.

Përderisa Loderio është plotësisht i përqendruar te kjo ndeshje vendimtare, ai e ka shpërqendruar një pjesë të tifozëve amerikanë të futbollit, duke thënë se Suarezi do të luajë në MLS.

“Mendoj se ai duhet ta bindë Barcelonën. Ai dëshiron të vijë në MLS. Ai gjithmonë më pyet mua për ligën. Ëndrra e tij ishte të luajë për Barcelonën. Ai ka luajtur në një nivel të mrekullueshëm dhe ndihet rehat aty”, ka thënë Lodeiro.

“Herët apo vonë, ai do të vijë në MLS. Epo… shpresoj! Atij i pëlqen liga. Ai gjithmonë më pyet për shumë gjëra në ligën tonë. Shpresoj se ai do të vijë te Seattle Sounders. Mund të jetë detyrë më e vështirë. Por, transferimi i tij këtu është vetëm çështje kohe”.

Suarez, tani 32-vjeçar, ka kontratë në Camp Nou deri në verën e vitit 2021 dhe ai tani është në sezonin e gjashtë të karrierës së tij me Barcelonën, që kur u transferua aty nga Liverpoolit në vitin 2014.

(Kosova Sot Online)