Klubi i Premierligës e konsideron transferimin e Xhakës

  • 08 November 2019 - 15:52
Klubi i Premierligës e konsideron transferimin e Xhakës

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali gjatë janarit. Futbollisti kosovar e humbi së fundmi shiritin e kapitenit pas zënkës që e pati me tifozët e klubit. Interesim për përfaqësuesin zviceran së fundmi ka shfaqur Newcastle.

Granit Xhaka nuk i ka punët aspak mirë tek Arsenali.

Mesfushori kosovar së fundmi e humbi shiritin e kapitenit tek “Gunners” pas zënkës që e pati me tifozët e klubit londinez.

Teksa po shkonte drejt bankinës në barazimin 2:2 me Crystal Palacen, përfaqësuesi zviceran ishte vërshëllyer nga tifozët e “Topçinjve” dhe ai kishte reaguar ndaj tyre.

Prandaj, trajneri Unai Emery nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim josportiv të Xhakës dhe Arsenali po planifikon ta shesë atë gjatë janarit.

Sipas mediumit “The Times”, interesim për Xhakën së fundmi ka shfaqur Newcastle United.

Gjithashtu, dje u raportua se ish-futbollistin e Baselit dhe Borussia Monchengladbachut e do edhe gjiganti italian, Milan.

Mbetet të shihet gjatë janarit nëse Xhaka do të largohet nga “Emirates Stadium”.

Që prej fjalosjes me tifozët më 27 tetor, mesfushori kosovar nuk ka luajtur më për Arsenalin. 

(Kosova Sot Online)