Shpërblehet Vedat Muriqi pas dy golave në Turqi

  • 08 November 2019 - 21:14
Shpërblehet Vedat Muriqi pas dy golave në Turqi

Më i miri i ndeshjes, Muriqi është shpërblyer pas dy golave në Turqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon t’i impresionojë të gjithë me paraqitjet në Superligën e Turqisë.

Ai ka realizuar dy herë në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasas. 

Muriqi të dy golat i shënoi nga penalltia, në minutat 6’ dhe 44’, derisa golin tjetër e shënoi Serdar Aziz në minutën e 59’.

Pas këtyre dy golave, Muriqi është vlerësuar si më i miri i ndeshjes duke u shpërblyer me notën 7.56.

Muriqi tashmë ka shkuar në kuotën e shtatë golave pas 11 ndeshjeve në Turqi.

(Kosova Sot Online)