Muriqi me probleme pak ditë para ‘finaleve’ me Kosovën

  • 09 November 2019 - 08:05
Muriqi me probleme pak ditë para ‘finaleve’ me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon t’i impresionojë të gjithë me paraqitjet në Superligën e Turqisë.

Ai ka realizuar dy herë në fitoren 3-2 të Fenerbahçes kundër Kasimpasas.

Por, pak ditë para ndeshjeve të Kosovës me Cekinë dhe Anglinë, ku do të mësohet përfundimisht nëse ‘Dardanët’ do të shkruajnë histori duke u kualifikuar në ‘Euro 2020’, Muriqi mund të mos jetë në 100% të formës.

Lojtari luajti 90 minuta kundër Kasimpasas, por u largua nga fusha me disa shqetësime të vogla.

Vedat Muriqi duke festuar njerin prej golave kunder Kasimpasas

Duket se Muriqi ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe sipas tij, do t’i duhen disa ditë pushim.

Shpresojmë që do të jetë gati për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë. 

(Kosova Sot Online)