Suarezi kthehet për miqësoret e Uruguait

  • 09 November 2019 - 12:31
Suarezi kthehet për miqësoret e Uruguait

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, pritet ta bëjë gjatë dy javëve të ardhshme paraqitjen e tij të parë për Kombëtaren e Uruguait që nga Kupa e Amerikës.

Qendërsulmuesi Luis Suarez është kthyer në listën e skuadrës së Uruguait për ndeshjet miqësore të këtij muaji – kundër Hungarisë dhe Argjentinës.

Ylli i Barcelonës për herë të fundit kishte luajtur për Kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës këtë verë, mirëpo ai pritet të kthehet sërish në përfaqësuesen e vendit të tij pasi është pjesë e listës të publikuar të premten.

Suarezi mundoi në ndeshjet e Uruguait kundër Perusë muajin e kaluar, pasi që ai vendosi të qëndrojë në kampin stërvitor të Barcelonës për t’u rikuperuar nga një lëndim i tij.

Që nga atëherë, 32-vjeçari i është kthyer formës së mirë për klubin e tij, pasi që i ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Lista e plotë e skuadrës së Uruguait përfshin edhe sulmuesin e Paris Saint-Germainit Edinson Cavani, mesfushorin e Real Madridit Federico Valverde dhe dyshen e Milanit, Diego Godin dhe Matias Vecino.

Uruguai do të përballet me Hungarinë në Budapest të premten, para se të përballet me Argjentinën në Izrael tre ditë më vonë.

(Kosova Sot Online)