UEFA planifikon ta zhvillojë finalen e Championsit 2024 në Nju Jork

  • 09 November 2019 - 13:37
UEFA planifikon ta zhvillojë finalen e Championsit 2024 në Nju Jork

Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 mund të luhet jashtë Evropës, pasi që UEFA raportohet se është në bisedime që atë finale ta zhvillojë në Nju Jork.

UEFA nuk ka mbajtur asnjëherë një finale jashtë Evropës, mirëpo, sipas mediumit amerikan Morning Consult, shtëpia e futbollit evropian i ka njoftuar disa partnerë komercial të mundshëm se ata janë duke e shqyrtuar mundësinë që finalja e Championsit 2024 të zhvillohet në SHBA.

Ekipi i marketingut AF, që i përfaqëson interesat komercial të UEFA-s, u kanë thënë disa mediumeve dhe partnerëve potencial se UEFA e synon Nju Jorkun si destinacion të finales së vitit 2024, specifikisht stadiumin Metlife.

Në anën tjetër, finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve do të kthehet në Turqi, për herë të parë që nga finalja e famshme e Liverpoolit në Stamboll në vitin 2005, dhe stadiumi Ataturk do të jetë sërish nikoqir i finales së madh në maj të vitit 2020.

UEFA i ka vendosur edhe tre stadiumet e tjera për finalet e radhës të Ligës së Kampionëve. Finalja e vitit 2021 është caktuar të zhvillohet në stadiumin e St Petersburgut, Krestovsky – ku Manchester Unitedi e kishte mposhtur Chelsean në finale në vitin 2008.

Finalja e vitit 2022 do të zhvillohet në stadiumin Allianz Arena të Bayern Munichut, ndërsa në vitin 2023 finalja do të zhvillohet në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley. 

(Kosova Sot Online)