Rezervat më të shtrenjta në botën e futbollit

  • 09 November 2019 - 14:10
Rezervat më të shtrenjta në botën e futbollit

Në botën e futbollit ka shumë shembuj të klubeve që kanë shpenzuar shuma të mëdha parash, vetëm për të mos u përdorur pothuajse fare nga trajnerët e tyre në formacionet titullare.

Ousmane Dembele nuk ka zënë vend ende në formacionin e parë të Barcelonës, përderisa Manchester City s’mund t’ia ofrojë Riyad Mahrezit rolin qe e kishte Leicester Cityn dhe Luka Jovic ende s’ka gjetur minuta lojë në Real Madrid.

E përditshmja spanjolle, Marca, i ka listuar lojtarët që kanë kushtuar mbi 40 milionë euro, po s’kanë arritur të gjejnë vend në formacionet e para të klubeve të tyre.

Ousmane Dembele (Barcelona, 125 milionë euro nga Borussia Dortmundi

James Rodriguez (Real Madrid, 75 milionë euro nga Monaco)

Riyad Mahrez (Manchester City, 67 milionë euro nga Leicester City)

Joao Cancelo (Manchester City, 65 milionë euro nga Juventus)

Luka Jovic (Real Madrid, 60 milionë euro nga Eintracht Frankfurt)

Naby Keita (Liverpool, 60 milionë euro nga RB Leipzig)

Eder Militao (Real Madrid, 50 milionë euro nga Porto)

Ferland Mendy (Real Madrid, 48 milionë euro nga Lyon)

Mesut Ozil (Arsenal, 47 milionë euro nga Real Madrid)

(Kosova Sot Online)