Legjenda e Arsenalit i tregon Xhakës çfarë duhet të bëjë për t’u pëlqyer nga tifozët

  • 09 November 2019 - 14:20
Legjenda e Arsenalit i tregon Xhakës çfarë duhet të bëjë për t’u pëlqyer nga tifozët

Ish-sulmuesi i Arsenalit, John Hartson, ka thënë se Granit Xhaka ende ka të ardhme në klubin londinez, mirëpo duhet të jetë i përulur, profesional dhe të luaj mirë për ta fituar dashurinë e tifozëve.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, të cilit së fundi iu mor shiriti i kapitenit, u spekulua për një largim nga Arsenali në janar, pas një përplasjeje me tifozët e klubit londinez.

Granit Xhaka nuk ka luajtur për “Topçinjtë” që kur i shau tifozët e klubit të vet në Emirates, përderisa ata po e fishkëllenin kur po zëvendësohej në ndeshjen kundër Crystal Palace, më 27 tetor.

“Ju mund t’i fitoni tifozët duke qenë i përulur, duke qenë profesional dhe duke shfaqur performanca të mrekullueshme”, ka thënë Hartson për Mirror. “Ai është një lojtar i mirë, ai ka qenë duke luajtur për Arsenalin gjatës shumë viteve dhe tani duhet të krijoj një mentalitet të fortë për tu ngritur nga rasti”

“Nganjëherë ju duhet të gjeni një fuqi të brendshme, të ballafaqoheni me atë që keni mirë, mos të qëndroni të zymtë dhe të vazhdoni tutje”

“Po, ai do të ketë një kohë të vështirë me tifozët fillimisht, por ai duhet të vazhdoj kështu dhe të shfaq karakterin që i dha atij shiritin e kapitenit në vend të parë”

“Arsenali nuk është asnjëherë i varur nga një person apo trajner. Klubi do të jetë këtu për qindra vjet, është më i madh se një lojtar”, përfundoi Hartson.

Për Xhakën nëpër media është raportuar se mund të transferohet në ndonjë klub tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit dhe Emery e ka konfirmuar se hierarkia e klubit ka biseduar për një transferim të mundshëm të tij.

(Kosova Sot Online)