Celina vs Nuhiu

  • 09 November 2019 - 16:08
Celina vs Nuhiu

Ka nisur sfida mes Sheffield Wednesday dhe Sëansea City

Për Sheffield Wednesday titullar është sulmuesi shtat lart i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu.

Kjo do të jetë ndeshja e 12 në Championship për Nuhiun, e 14-ta në të gjitha garat në sezonin 2019/20 deri më tani.

Ai do të ketë përballe sulmuesin tjetër të Kombëtares së Kosovës, Bersan Celinën.

Edhe Celina është titullar në sfidën që ka nisur nga ora 16:00.

Për talentin e “Dardanëve” do të jetë ndeshja e 16-të në Championship sezonin 2019/20, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar për një tjetër.

(Kosova Sot Online)