Vedat Muriqi me startin më të mirë në Turqi

  • 09 nëntor 2019 - 16:58
Vedat Muriqi me startin më të mirë në Turqi

Vedat Muriqi po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë në Turqi

Me dy golat që shënoi në fitoren 3-2 të Fenerbahces ndaj Kasimpasa, Vedat Muriqi po përjeton një moment vërtetë të artë dhe shkon në superformë në grumbullimin e Kosovës për dy sfidat e fundit në grupin A kualfikues ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë që do të vendosin edhe fatet e kualifikimit.

Me dy penalltitë e kthyera në gol përballë Kasimpasa Muriqi jo vetëm që ndihmoi Fenerbahcen të ngjitej përkohësisht në krye të Superligës turke, por në të njëjtën kohë u ngjit edhe në kuotën e 7 finalizimeve në kampionatin turk.

Ky është starti më i mirë në karrierë pasi asnjëherë nuk kishte shënuar 7 gola në 11 javët e para të kampionatit.

“Këpuca e Artë” është një objektiv real për Muriqin në këtë sezon pasi ndryshe nga një vit më parë kur ishte pjesë e Rizespor këtë sezon luan në një skuadër të madhe.

Aktualisht lista e golashënuesve në Turqi kryesohet nga ish sulmuesi i Neëcastle Papis Cisse dhe maqedonasi Jahovic me nga 9 gola secili.

(Kosova Sot Online)