Fitore e çmendur e Inter në “Giuseppe Meazza”, pushton kreun në Serie A

  • 09 November 2019 - 20:06
Fitore e çmendur e Inter në “Giuseppe Meazza”, pushton kreun në Serie A

Barella ia ka siguruar fitoren Interit në Itali duke shënuar një gol të bukur kundër Veronës në minutën e 83-të. Golin tjetër për skuadrën e Contes e ka shënuar Vecino, kur për Veronën, të cilin ekip luajti edhe Rrahmani, shënoi Verre

Interi është lider i Serie A, të paktën përkohësisht, derisa juventusi të zhvillojë ndeshjen me Milanin të mërkurën mbrëma.

Skuadra e Antonio Contes ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në shtëpi, duke e mposhtur 2-1 skuadrën e Hellas Veronës, për të cilën luajti mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Interi e nisi keq takimin.

Valerio Verre realizoi për 0-1 nga penalltia në minutën e 19-të.

Kështu qëndroi rezultati deri në minutën e 65-të, kur Vecino ndezi “Giuseppe Meazzan” duke shënuar për 1-1, për t’i dhënë shpresa vendasve që t’i marrin pikët e plota nga ky takim dhe ashtu doli.

Në minutën e 83-të, Nicolo Barella shënoi një gol të bukur për t’ia dhuruar fitoren ekipit të Contes.


(Kosova Sot Online)