Lewandowski mahnit tifozët me një prekje

  • 10 November 2019 - 08:38
Lewandowski mahnit tifozët me një prekje

Robert Lewandowski e ndali topin në mënyrë mbresëlënëse gjat ndeshjes të së shtunës kundër Borussia Dortmundit dhe u bë si logoja e Bundesligës. 

Bayerni e mposhti dje Dortmundin me rezultat 4:0 në kuadër të Bundesligës, falë dy gola të Robert Lewandowskit, golit të Serge Gnabryt dhe autogolit të Mats Hummelsit.

Në një moment gjatë kësaj ndeshjeje, qendërsulmuesi polak e vërejti se një top i pasuar nga një bashkëlojtar i tij ishte duke dalë jashtë vijave të fushës së lojës.

Mirëpo, 32-vjeçari bëri çmos për ta ndalur topin, duke e bërë e bërë një prekje fantastike, që e bëri atë viral nëpër rrjetet sociale.

Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, pasi që ai ka shënuar në çdo ndeshje të Bundesligës dhe Ligës së Kampionëve në të cilën ka luajtur dhe tashmë i ka grumbulluar 22 gola.

(Kosova Sot Online)