Cilët lojtarë të ftuar nga Kosova do të luajnë sot për klubet e tyre

  • 10 November 2019 - 08:50
Cilët lojtarë të ftuar nga Kosova do të luajnë sot për klubet e tyre

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e publikoi të premten listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit, shumë prej të cilëve do ta luajnë sot ndeshjen e fundit për klubin e tyre dhe do të vijnë në Kosovë për t’i filluar përgatitjet me Kombëtaren.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta mbajë stërvitjen e parë të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Bernard Challandes, do të paraqitet në konferencë për media.

Para se të grumbullohen këta 24 lojtarë të Kosovës të hënën në orën 18:00 për stërvitjet e para për ndeshjet vendimtare për kualifikim nga Grupi A në EURO 2020 – kundër Çekisë dhe Anglisë – ata do ta luajnë edhe nga një ndeshje me klubet e tyre.

Cilët lojtarë të Kosovës mund t’i shohim sot duke luajtur për klubet e tyre?

Fidan Aliti: Kalmar FF – Brage, sot në orën 14:45 

Mërgim Vojvoda:  Standard Liege – Mechelen, sot në orën 20:00

Benjamin Kololli:  Fc Zurich – Sion, sot në orën 16:00

Valon Berisha : Lazio – Lecce, sot në orën 15:00

Herolind Shala : Tromso – Valerenga, sot në orën 18:00

Edon Zhegrova: Lugano – Basel, sot në orën 16:00

Florent Muslija:Heidenheim – Hannover 96, sot në orën 13:30

Milot Rashica : Monchengladbach – Werder Bremen, sot në orën 13:30

Natyrisht, disa prej këtyre mund të mos jenë titullar në klubet e tyre apo të mos luajnë fare sot, përderisa disa lojtarë të tjerë që janë ftuar nga Kosova  luajtën dje.

(Kosova Sot Online)