Celtics e humbin Haywardin, por e vazhdojnë ecurinë e fitoreve

  • 10 November 2019 - 09:31
Celtics e humbin Haywardin, por e vazhdojnë ecurinë e fitoreve

Jaylen Brown i shënoi 30 pikë dhe Kemba Walker i shtoi 26 të tjera, përderisa Boston Celtics i bëri ballë një lëndimi të Gordon Hayward në pjesën e parë të ndeshjes. Celtics arriti ta mposhtë Spurs 135:115 në një natë mbresëlënëse në San Antonio.

Jayson Tatum kontribuoi me 19 pikë, Marcus Smart me 16 dhe Robert Ëilliams III i bëri 11 të tjera, përderisa Celtics e fituan ndeshjen e shtatë radhazi në këtë sezon të NBA dhe të parën në San Antonio që nga viti 2011. Bostoni i kishte humbur 14 nga 15 ndeshjet e fundit kundër Spurs, edhe si vendas e edhe si mysafir.

DeMar DeRozan i shnëoi 22 pikë dhe Patty Mills i shtoi 20 për Spurs, që humbën për të tretën herë në katër ndeshjet e fundit. LaMarcus Alridge e mbylli ndeshjen me vetëm tre pikë, duke gjuajtur vetëm katër herë nga fusha në 26 minuta lojë. 

Hayward e theu dorën  e tij të majtë kur u përplas me Alridge, përderisa ishte duke e mbrojtur Dejounte Murray, me 1:34 minuta të mbetura nga fundi i pjesës së parë. Alridge u ndëshkua me faull në sulm dhe Hayward u largua menjëherë për në zhveshtore. Ai do të takohet me një specialist të hënën për të mësuar nëse është e nevojshme të bëhet opeacion, raporton ESPN.

Mavericks 138, Grizzlies 122

Luka Doncicit i munguan vetëm dy asiste për ta arritur një ‘triple-double’ për të pestën herë këtë sezon, pasi e mbylli ndeshjen me 24 pikë, 14 kërcime dhe tetë asiste, duke ia dhënë Dallasit fitoren në Memphis.

Rockets 117, Bulls 94

James Harden i shënoi 42 pikë, i bëri dhjetë kërcime dhe i bëri nëntë asiste për t’i ndihmuar Houstonit ta mposhtë Chicagon, përderisa Bulls sërish dështoi të sigurojë fitore të njëpasnjëshme.

Russell Westbrook i shënoi 26 pikë të tjera për Houstonin, që e fitoi ndeshjet e tretë radhazi.

Thunder 114, Warriors 108

Danilo Gallinari i shënoi 21 pikë dhe Dennis Schroder i shtoi 16 të tjera, përderisa Oklahoma City e mposhti Golden State në shtëpi për të dytën herë brenda dy javëve.

Pelicans 115, Hornets 110

Brandon Ingram i shënoi 25 pikë dhe New Orleans e shfrytëzoi një shpërthim në fazën e sulmit në çerekun e katërt për ta mposhtur mysafirin Charlotte dhe e siguroi fitoren vetëm të dytë të këtij sezoni nga nëntë ndeshjet e para.

(Kosova Sot Online)