Emery drejt shkarkimit, Arsenali mendoj ta zëvendësojë me legjendën angleze Gerrard

  • 10 November 2019 - 10:29
Emery drejt shkarkimit, Arsenali mendoj ta zëvendësojë me legjendën angleze Gerrard

Arsenali ka pësuar humbje në javën e 12-të në Ligën Premier nga Leicester City.

Ishte kjo ndeshja e katërt radhazi pa fitore për Topçinjtë në elitën e futbollit anglez, ndërsa humbja nga Leicesteri ishte e treta këtë edicion.

E kjo humbje e fundit mund t’i kushtojë shumë trajnerit spanjoll Unai Emery me shkarkim.

Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e klubit londinez janë duke menduar seriozisht shkarkimin e Emeryt. 

E pasues i tij te Arsenali pritet të jetë legjenda angleze e Liverpoolit, Steven Gerrard që aktualisht është trajner i Rangers.

Por me të dal ky lajm, ka pasur reagime të forta nga tifozët e Liveprool që nuk duan ta shohin idhullin e tyre në krye të rivalëve të Arsenalit.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Gerrard do të pranonte stolin e Arsenalit, edhe pse ish mesfushori i famshëm ka thënë se ëndrra e tij mbetet ta drejtoj skuadrën e zemrës Liverpool.

(Kosova Sot Online)