Bashkëshortja e Valverdes për festimin e golit: Të gjithë janë po aq të tronditur sa Modrici

  • 10 November 2019 - 11:35
Bashkëshortja e Valverdes për festimin e golit: Të gjithë janë po aq të tronditur sa Modrici

Fede Valverde është duke e kaluar formën e tij më të mirë të karrierës për Real Madridin dhe madje arriti të shënojë gol në ndeshjen kundër Eibarit, me një gjuajtje të mira nga qoshja e zonës së penalltisë.

Gjërat pozitive për futbollistin e ri në moshë nuk po ndodhin vetëm në fushën e lojës, pasi që festimi i tij i golit e konfirmoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë duke e pritur lindjen e fëmijës së tyre të parë. 

“Jam e sigurt se të gjithë e kanë të njëjtën shprehjen si Luka Modrici”, shkroi gruaja e Valverdes, Mina, në Instagram, mbi fotografinë e festimit të golit, pasi që kroati dukej se ishte i tronditur.

“Nuk doja që asgjë të ndërhynte në formën që po e kalon Fede, me të gjitha garat dhe ndeshjet e rëndësishme në të cilat ai pati mundësi ta zë një vend në ekipin e parë”.

Real Madridi radhitet në pozitën e dytë në tabelën e La Ligës, me baras pikë të fituara me Barcelonën, që e mban kreun shkaku i dallimit në gola.

(Kosova Sot Online)