Juventusi nuk heqë dorë nga Zaniolo, ka gati një ofertë të re në drejtim të Romës

  • 10 November 2019 - 12:47
Juventusi nuk heqë dorë nga Zaniolo, ka gati një ofertë të re në drejtim të Romës

Nicolo Zaniolo është njëri nga futbollistët më premtues të Italisë.

Talenti italian ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë edicion me fanellën e Romës, ku ka shënuar gola të rëndësishëm e ka asistuar për Giallorosët.

20-vjeçari ka luajtur në 15 takime mes kampionatit dhe Ligës së Evropës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Reprezentuesi italian vazhdon të jetë një objektiv madhor i Juventusit që nuk heqë dorë nga ai. 

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Zonja e Vjetër është gati të fillojë bisedime të reja me Romën për Zaniolon.

Kampionët në fuqi të Italisë ishin refuzuar me një ofertë prej 40 milionë euro gjatë verës, por tani pritet të ofrojnë rreth 15 milionë më shumë për ta transferuar italianin e talentuar.

Edhe pse Juventus po insiston për transferimin e Zaniolos, vështirë se Roma do ta lë të lirë të largohet xhevahirin e tyre pasi i ka vazhduar kontratën deri në vitin 2024.

(Kosova Sot Online)