Zidane i reagon drejtorit të PSG-së: Mund të them çfarë të dua për Mbappen

  • 10 November 2019 - 13:24
Zidane i reagon drejtorit të PSG-së: Mund të them çfarë të dua për Mbappen

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ia ka bërë të qartë Paris Saint-Germainit se s’mund ta heshtin atë dhe se ai mund të flasë çfarëdo që të dojë kur vjen fjala te Kylian Mbappe.

Lidhja e sulmuesit francez Kylian Mbappe me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel, është vënë në dyshim në të kaluarën dhe, pasi që Real Madridi dëshiron të përforcohet në fazën e sulmit, madrilenët janë spekuluar për transferimin e Mbappes në afatet e ardhshme kalimtare.

Zidane është njëri ndër figurat që e ka lavdëruar më së shumti sulmuesin 20-vjeçar, duke ia përkujtuar PSG-në ëndrrën e Mbappes për të luajtur në Santiago Bernabeu, duke nxitur kështu një reagim të ashpë nga drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo. 

Lufta e fjalëve, megjithatë, do të vazhdojë për aq sa ta sheh të nevojshme Zindane, pasi që ai i paralajmëroi liderët e Ligue 1 se ai nuk pranon të heshtet nga të tjerët në këtë temë.

“Unë nuk kam thënë asgjë, vetëm atë që e ka thënë lojtari, se ëndrra e tij është që një ditë të vijë të luajë këtu”, ka thënë heroi i Francës në Kupën e Botës 1998, në një konferencë për shtyp.

“Të gjithë thonë çfarë të donë. Unë nuk do të them asgjë tjetër. Unë thjesht e thashë atë që e ka thënë edhe lojtari një ditë, se ëndrra e tij do të ishte që një ditë ta veshë fanellën e Real Madridit”.

“Unë mund ta them këtë sërish e sërish, çdo ditë. Nuk kam asgjë tjetër për t’i thënë Leonardos, unë mund të them çfarë të dua”. 

(Kosova Sot Online)