Presidenti i Bayernit: Lojtarët e deshën shkarkimin e Kovacit

  • 10 November 2019 - 13:26
Presidenti i Bayernit: Lojtarët e deshën shkarkimin e Kovacit

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoennes, ka zbuluar se klubi gjerman i ndau rrugët me trajnerin Niko Kovac pasi që lojtarët e skuadrës ishin kundër tij dhe e dëshironin shkarkimin e trajnerit të tyre.

Trajneri Niko Kovac i ndau rrugët me Bayernin pas disfatës zhgënjyese të së dielës me rezultat 5:1 kundër Eintracht Frankfurtit, që e la Bayernin të katërtin në tabelën e Bundesligës me katër pikë larg liderit, transmeton Gazeta Express.

Largimi i Kovacit i dha fund aventurës 15-muajshe të tij në drejtim të skuadrës bavareze, me të cilët e fitoi titullin e Bundesligës dhe të Kupës së Gjermanisë sezonin e kaluar, para se ta kishte një fillim të vështirë në këtë sezon të ri.

Pas shkarkimit, kapiteni Manuel Neuer tha se secili lojtar i Bayernit mund t’i shikojë në sy trajnerin kroat dhe vëllain e tij, që shërbente si ndihmëstrajner. Megjithatë, një pjesë e skuadrës tani është konfirmuar se ishin lodhur nga trajneri Kovac. 

“Natyrisht që brenda skuadrës kishte fjalë se ata e dëshironin shkarkimin e Kovacit. Për këtë arsye, lidershipi reagoi në atë mënyrë”, ka thënë Hoeness.

Përveç disfatës kundër Frankfurtit, Bayerni ka pësuar disfatë edhe kundër Hoffenheimit, përderisa ka humbur pikë edhe kundër Augsburgut, Leipzigut dhe Hertha Berlinit në kuadër të Bundesligës.

Kampioni në fuqi i Bundesligës dështoi edhe në Superkupën e Gjermanisë, duke pësuar disfatë më rezultat 2:0 kundër rivalit Borussia Dortmund, për ta nisur sezonin e ri me humbje.

Hans Fick është emëruar në pozitën e trajnerit të përkohshëm, ndërsa shumë trajnerë të njohur po spekulohet për pozitën e trajnerit permanent.

(Kosova Sot Online)