Lojtarët e Kosovës nuk ndalen së shënuari, radha për Fidan Alitin

  • 10 November 2019 - 18:22
Lojtarët e Kosovës nuk ndalen së shënuari, radha për Fidan Alitin

Aliti ka shënuar gol në Suedi në barazimin 2-2 të Kalmar me Brage

Pak ditë para ndeshjeve të Kosovës me Çekinë dhe Anglinë, Fidan Aliti, ashtu si edhe shumica e futbollistëve tjerë, janë në super formë.

Qendërmbrojtësi i Kosovës e ka ndihmuar Kalmarin të marrë një pikë në Suedi, duke shënuar në barazimin 2-2 me Brage.

Ai ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 61-të, për 1-0, por skuadra e tij mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 65-të dhe ani pse gjetën edhe golin për 2-0 në minutën e 87-të, pranuan dy gola të shpejtë 88-të dhe 92’, për të barazuar në fund 2-2.

Aliti bëri paraqitje fantastike për 90 minuta, duke treguar se është gati për Kombëtaren e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)