Wenger: Arsenali tentoi ta transferonte Messin dhe Piquen

  • 11 November 2019 - 08:40
Wenger: Arsenali tentoi ta transferonte Messin dhe Piquen

Arsene Wenger ka zbuluar se Arsenali vite më parë kishte tentuar ta transferonte Lionel Messin dhe Gerard Piquen nga Barcelona.

Pasi Cesc Fabregas po shkëlqente në fillimet e karrierës së tij në Emirates, The Gunners kishin tentuar të ndërtonin një skuadër të fuqishme me transferimin e argjentinasit dhe spanjollit. Ish-mesfushori i Chelseat ishte transferua te Topçinjtë në vitin 2003 nga Barcelona, por Wenger ka zbuluar se ata tentonin më pas ta merrnin edhe Messin e Piquen. “Ne tentuam, por nuk ishim afër transferimit të Messit”, ka thënë Wenger në një intervistë për beIN Sports. “Por, ne tentuam ta transferonim Piquen, Messin , por morëm vetëm Fabregasin, ne tentuam, mirëpo ne atë kohë ata kishin filluar të shkëlqenin”.

“Mos të harrojmë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2006, atëherë kur luajtëm me Barcelonën, Messi nuk arriti të luante shkaku i lëndimit…kështu që para 13 vitesh ai tashmë luante standard”. “Çfarë ka bërë ky djalë, është e pabesueshme”, ka shtuar më tej Wenger.

Në të kaluarën, Arsenali kishte tentuar edhe transferimin e Cristiano Ronaldos dhe Ronaldinhos, mirëpo nuk kishin sukses.

(Kosova Sot Online )